TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi në selinë blu një dëgjesë me artistët, që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar. Basha u shpreh në përfundim të takimit se do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Gjithashtu lideri i PD, theksoi se opozita do të ndërtojë një projekt kombëtar për Artin dhe Kulturën.
Afera e Teatrit nisi që kur Rama u bë ministër i Kulturës. Në si opozitë nuk jemi habitur, por revoltuar për rikthimin e këtij projekti, në funksion të ndërtimit të kullës dhe aferave korruptive. PD është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, do të qëndrojmë në krah të artistëve, qytetarë ti bashkohen qëndresës së tyre legjitime. Qëndresa e artistëve është e drejtë, jo vetëm për ta, por edhe kujtesën. Është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre. Diskutuam edhe për gjendjen e artistëve, ne opozita do të ndërtojmë një projekt kombëtar për Artin dhe Kulturën dhe nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët do ta aprovojnë. Rama e urren mendimin ndryshe, të pavarur, ndaj po merr akte leniniste kundër artistëve.