Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kanë kremtuar atë që në fenë e tyre njihet si e ?Premtja e zezë?, ditë e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq. Kjo festë është mjaft e rëndësishme për ta, të cilët lutën për mbarësi dhe ringjallje të të mirave dhe shpresës. Aktivitetet në këtë kuadër kanë vijuar në të gjithë Shqipërinë. Në Berat, ritet fetare të kësaj dite kanë nisur në Katedralen e Shën Spiridhonit dhe janë drejtuar Katedrales Shën Dhimitrit që është shoqëruar nga Peshkopi i Beratit, Kaninës dhe gjithë jugut Imzot Ignati .
Besimtarët ortodoksë në qytetin e Lushnjes kanë marrë pjesë në shëtitjen e Epitafit të Krishtit në qendër të qytetit. Në Vlorë çdo gjë nisi me meshën e organizuar me këtë rast, pasi kanë kaluar nëpër rrugët e qytetit të Vlorës riti fetar i udhës së kryqit, i cili synon të shprehe dhimbjen e besimtarëve për kryqëzimin e Krishtit, pjesë e kësaj u bënë me qindra qytetarë vlonjat.
Në prag të festës së Pashkëve ortodokse, famullitari i kishës në Shkodër At Nikolla Petani ka përcjellë mesazhin e ringjalljes së Krishtit. At Nikolla Petani u ndal tek paqja mes njerëzve. Petani theksoi se kjo feste është ngjarja me e rëndësishme për mbarë besimtarët ortodokse. Ceremonitë fetare me rastin e festes së Pashkës do te zhvillohen në kishën ortodokse në qendër të qytetit të Shkodrës.