Ora News - Balla: Kofiçenti i lumturisë së Lulzimit matet me sa keq mund ti bëjë Shqipërisë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka konsideruar protestat e opozitës si tymuese që kërkojnë të ndalojnë procesin e integrimit.

Në një takim me mbështetës në Elbasan, ai theksoi se gëzimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha është kur dëmtohet vendi.
Balla: Për Lulzimin sot kofiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë, e sigurt është që nëse dikush mendon se mund të bëhet i lumtur duke i bërë keq Shqipërisë e ka shumë gabim.
Pavarësisht protestave, Balla shpreh bindjen se në 17 prill, Komisioni Evropian do të japë rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë.
Balla: Edhe pak ditë, pavarësisht tymit, gomave, çizmeve, klithmave, ne do të kemi mundësi që me 17 prill të marrim një lajm të mirë për Shqipërinë dhe lajmi i mirë për Shqipërinë është rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në Elbasan, Balla ka prezantuar strategjinë e re të punësimit, duke theksuar se lufta ndaj varfërisë nuk është ndihma ekonomike, por hapja e vendeve të reja të punës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-koficenti-i-lumturise-se-lulzimit-matet-me-sa-keq-mund-ti-beje-shqiperise

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS