Këtë mbrëmje besimtarët ortodoksë fillojnë të festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpresës e besimit për vazhdimësinë e jetës dhe të jetuarit në harmoni fetare. Drejtori i zyrës së Katekizmit, Miron Çako përcolli mesazhin e tij, duke uruar të gjithë besimtarët shqiptarë Festën e Pashkës.
Shkolla është një kontribut që behët si një fidanishte, ne i edukojmë brezat me dashuri për zotin, për familjen, për vendin.Nacionalizmat janë vetëm për shkak të luftërave. Kisha është e depolitizuar, kisha thotë gjithmonë të vërtetën me dashuri. Në këtë aspekt njerëzit janë përgjegjës, i lirë të bëjë ç?të dojë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka kosto, të investosh besimin te zoti është një investim i madh.