Xing me Ermalin/ Adrola Dushi flet per ndarjen nga bashkeshorti (07.04.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 5

Adrola Dushi është përfolur shpesh në media për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj Adisi. Por, sot modelja e suksesshme e ftuar në ?Xing me Ermalin? foli rreth kësaj teme. Ajo pranoi se prej dy vitesh është ndarë nga bashkëshorti, por vazhdon të komunikojë me të për djalin dhe se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
E pyetur rreth arsyes së ndarjes, Dushi tha se do të mbetet mes saj dhe ish-bashkëshortit por theksoi se karriera nuk ka qenë arsye për ndarjen e çiftit.
Ermal Mamaqi: Mund të thuash që ishte gabim që u martove?
Adrola Dushi: Nuk mund të them se ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj dhe nuk mendoj se është faji im apo i Adisit për ndarjen tonë. Ishte thjeshtë faji i situatës. Troi erdhi shumë herët në jetën tonë.
Ermal Mamaqi: Çfarë nuk funksionoi?
Adrola Dushi: Këto janë gjëra që do të mbeten mes meje dhe Adisit.
Ermal Mamaqi: Mos ndoshta ti zgjodhe karrierën në vend të Adisit?
Adrola Dushi: Jo nuk është kjo, absolutisht. Unë gjëja që do të zgjidh gjithmonë në jetë është ndjesia e mirë. Karriera sigurisht që të plotëson, por nuk të përmbush. Ishin arsyet tona që na sollën në këtë pikë. Marrëdhënia jonë është shumë e mirë tani për aq sa na takon. Kur bëhet fjalë për Troin jemi gjithmonë bashkë. Nuk jemi ndarë me sherr dhe shamatë. Adisi vjen shpesh dhe Troi vjen këtu shumë shpesh. Troit nuk i mungon as mamai as babbi dhe as gjyshërit.

Share This Video


Download

  
Report form