Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mesnata solli për besimtarët ortodoksë, lajmin e mire se Jezu Krishti u ringjall pas kryqëzimit, pranim që qëndron në bazë të besimit të krishtere dhe kremtimit të Pashkës
Mijëra ishin besimtarët dhe turistët që e kremtuan festën në qytetin e Korcës
Ata u mblodhën në Sheshin para Katedraljes Ringjallja e Krishtit, për meshën e mesnatës të drejtuar Mitropoliti Imzot Johani.
Johani: Le të këndojnë zemrat tona dhe le të lavdërojë gjithmonë goja jonë lavdinë e hyjit.
Bashkë me shpalljen u shpërnda edhe flaka e shenjte apo drita e hyjit, që besimtarët e marrin në shtëpi si dritë shprese, shoqëruar me trokitjen e vezëve të kuqe, çka simbolizon gjakun e Krishtit.
Në Berat, Mesha e shenje e mesnatës u mbajt në sheshin përpara katradrales së Shën Dhimitrit
Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë Jugut, Imzot Ignati, i cili drejtoi rritet e kësaj feste të madhe, uroi gjithë besimtarët për shëndet, lumturi, ndërsa të pranishmit u larguan me urime për gjithë shqiptarët
Të shumtë në numër ishin besimtarët që e kremtuan festën në Kishat ortodokse të Elbasanit, nga ku u larguan me urime për mirësi e dashuri
Disa qindra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë të mesnatës edhe pranë Kishat Ortodokse në Fier, Lushnjë, Sarandë e gjithë Shqipërinë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kremtohet-pashka-ortodokse-mijera-besimtare-e-turiste-ne-korce-dhe-berat