Report TV - Mercedesi digjet në mes të rrugës në Librazhd, qytetarët kalojnë të qetë pranë tij

Report TV 2018-05-12

Views 6

Një automjet tip Mercedes C-Class është përfshirë nga flakët sot në unazën e qytetit të Librazhdit.

Vetura është djegur thuasje plotësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por si pasojë e tij u krijua kaos në trafik për shkak të tymit dhe flakëve, pasi automjeti po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare.

Policia ndodhet në vendngjarje, por nga pamjet duket se mjaft qytetarë i kalojnë të pashqetësuar pranë automjetit në flakë dhe duken të pandërgjegjshëm por rrezikun që u kanoset nga ndonjë shpërthim i mundshëm.

Pak metra larg veturës dallohet dhe një person që lëviz në pamje tepër i shqetësuar, i cili dyshohet se është pronari i mjetit.

Share This Video


Download

  
Report form