Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop, ku një automjet tip "Suzuki", me targa IHZ 1755, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.
Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik, që janë shtetasit Fisnik dhe Agustin Murataj, djem xhaxhallarësh, si dhe e fejuara e Fisnikut, e cila ishte me origjinë franceze dhe quhej Ansia, por që jetonte së bashku me dy viktimat e tjera në Greqi. Ata po ktheheshin nga një dasmë, ndërsa shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një gropë në rrugë. Shoferi i mjetit ka devijuar rrugën për të shmangur gropën, por ka përfunduar në kanal.