Ora News - Kryemadhi: Nuk më tremb procedimi, më kanë në këmbë me dhe pa çizme

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

SKryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk e tremp procedimi penal që iu bë nga policia në lidhje me protestën e 5 prillit, ku u bllokuan akse kyresore.

Në një deklaratë me aktorët e Teatrit Kombëtar, ajo tha se gjykimin për të mund ta japin vetëm qytetarët dhe jo Prokuroria e Ramës.

Kryemadhi: Procedimi i deputetëve të opozitës nga Prokuroria e drogës mos kujton se është ndonjë frikë e madhe. Kjo do të thotë që çdo ditë e më shumë sistemi i drejtësisë është kapur nga krimi i organizuar, do të thotë që çdo ditë dhe më shumë kriminelet që vrasin njerëz, plackisin vendin janë të lirë dhe njoftohen një javë para se ti dalë mandati i arrestit për tu larguar nga vendi. Ndërkohë hallexhinjtë që duan të ndërtojnë një çati që po ju shembet, apo të pastrojnë një dritare apo një mur burgosen sepse po bëjnë ndërtim pa leje. Mua nuk me shqetëson fare procedimi penal, e vetmja gjë që është që kur të bëjmë atë formularin e dekriminalizimit do ta deklarojmë që jemi proceduar penalisht nga Prokuroria e Edi Ramës. Sistemi i drejtësisë vërtet është në duart e një grupi njerëzish të cilët do të kenë probleme me drejtësinë e tyre midis njëri-tjetrit dhe më pas do të kenë probleme me drejtësinë e shqiptarëve. Sado që të jetë investuar financiarish dhe politikisht për të kapur këtë sistem drejtësie, sistemin e drejtësisë nuk e kap dot askush sepse është populli që vendos drejtësinë më të madhe. Mua nuk më gjykon dot as Edi Rama, as ambasadorët, as Brukseli as Amerika, mua më gjykojnë shqiptarët dhe me votë. Gjykimi i tyre për mua është jo vetëm qesharak, për mua ka vlerë vetëm gjykimi i shqiptarëe. Ashtu siç kam hyrë 17 vjeç në politikë për ëndrrat e mia për ta pasur Shqipërinë një vend Europian, ashtu do të dal dhe nga politika, por do dal nga politika vetëm kur Shqipëria të jetë europiane. Nuk kërcënon dot Edi Rama, nuk kërcënon dot as Arta Marku, as Fatmir Xhafaj, as policia e drogës, as policia e shtetit dhe as policia e diktaturës. Unë këtu jam, rrugëve të Tiranës jam, si të duan ndaç me polici ndaç pa polici Monika Kryemadhin e kanë në këmvbë me çizme dhe pa çizme. ubscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-nuk-me-tremp-procedimi-me-kane-ne-kembe-me-dhe-pa-cizme

Share This Video


Download

  
Report form