Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Polcia financiare italiane e provincës së Napolit ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega operacion i cili ka çuar në sekuestrimin rekord të një sasie droge.
Është një nga sasitë më të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestruara deri më sot në rajonin e Kampanjës.
Gjatë një kontrolli në një magazinë mallrash janë gjetur 12 kuti druri të mbylluara hermetikisht brenda të cilave ndodheshin 8000 kg hashash e konfeksionuar në pako 1 kg secila.
Sipas financës italiane kjo lëndë narkotike do t'i sillte organizatave krminale një përfitim prej 80 milionë euro.
Në pranga me akzuën e trafikut të drogës është vënë një shtetase italiane nga Napoli 47 vjece e cila është pronarja e firmës së transportit që kishte magazinuar mallin në këtë magazinë.
Hetimet e policisë italiane sapo kanë nisur për të zbardhur bashkëpunëtorët e organizatorët e këtij trafiku të madh droge.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/itali-sekuestrohen-8-ton-hashash-me-vlere-80-mln-euro