115 milionë Euro humbje nga forcimi i Lekut

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Zhvlerësimi i kursit të këmbimit ka sjellë një humbje të konsiderueshme për Bankën e Shqipërisë, duke shënuar edhe një rekord në rënien e fitimeve të saj.

Sipas të dhënave të bilancit zyrtar, raportohet se vitin e kaluar, humbja totale e bankës qëndrore është 15 miliardë Lekë apo 115 milion euro, ndërsa në 2016-ën humbja rezultoi në vlerën e 522 milionë Lekëve.

Rënia e fitimit lidhet në pjesën më të madhe me zhvlerësimin e rezervës valutore si pasojë e forcimit të lekut ndaj Euros dhe Dollarit amerikan.

Goditja që ka ardhur nga kursi i këmbimit është 15 miliardë Lekë, dhe në 2016-ën zhvlerësimi i monedhave dha një efekt negativ në vlerën e 1.7 miliardë Lekëve.

Bilanci negativ i bankës ka sjellë efekte edhe në buxhet, pasi fitimet e saj transferohen në arkën e shtetit.

Për 2017-n, të ardhurat nga Banka Qëndrore ishin planifikuar në nivelin e 1 miliard Lekëve, por në total u arkëtuan 908 milionë.

Kjo ishte rënia më e madhe historike e derdhjes së fitimeve të saj në buxhet.

Share This Video


Download

  
Report form