Ata janë një çift në jetë dhe në skenë. Ai është shqiptar dhe quhet Marlon Dino dhe është solist në Teatrin Shtetëror të Mynihut, në Gjermani. Ndërsa ajo është një yll ndërkombetar i baletit, Lucia Lacarra, ballerina spanjolle, e cila gjithashtu prej vitit 2002 ka qenë soliste e parë në Teatrin Shtetëror të Mynihut dhe e vlerësuar si ?Dancer of the Decade? në 2011. Çifti ishte sot i ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.
Gjatë emisionit ata folën edhe për vajzën e tyre.
Lucia tregoi se edhe pse shtatzënë ajo ka performuar deri në muajin e 6-të.