Në qytetin bregdetar të Durrësit është zhvilluar mbledhja e Prefekturës për turizmin, por disa nga zyrtarët e shtetit nuk janë ?lodhur? aspak për të gjetur parking, por kanë gjetur mënyrën më të thjeshtë të mundshme: parkimin mbi trotuar.
Makinat e drejtuesëve kanë ndenjur parkuar në vende të ndaluara më shumë se 2 orë, jashtë çdo rregulli. Me stemën e tyre në xhamin e përparmë i kanë parkuar makinat në trotuar duke penguar në këtë mënyrë edhe lëvizjen e qytetarëve.
Makina e njërit nga zyrtarët e ministrisë së Turizmit është gjithashtu e parkuar në vend të ndaluar. Makina e kryetarit të bashkisë së Shijakut e ka gjetur një vend parkimi, por ajo është e personave me aftësi të kufizuar, pra kryetari i bashkisë Shijak Ardian Kokomani ka parkuar në vendin me shenjën e invalidit.
Një tjetër makinë e zyrtarëve të shtetit është ajo e Bordit të Kullimit, e parkuar në trotuarin afër Prefekturës. Ajo që tërheq më shumë vëmendjen është prania e policëve...sepse nuk ka asnjë të tillë!