Ahmetaj-biznesit të vogël: Mos i ulni qepenat për egon e sëmurë të Bashës, po ju gënjen

Report TV 2018-05-14

Views 0

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka sqaruar sot biznesin e vogël për vendosjen e TVSH, teksa këta të fundit kanë njoftuar po sot protestë, duke ulur qepenat. Në një takim me gazetarët, ministri Ahmetaj deklaroi se qëllimi nuk është të preken bizneset e vogla, por vijon të mbetet biznesi i madh, duke sqaruar se 99% e të ardhurave do të mblidhen pikërisht nga biznesi i madh.

Sipas tij, fokusi është biznesi i madh, ndërsa biznesi i vogël do të japë një kontribut modest, duke shtuar se ndaj tij nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar. Akuzat e opozitës ministri i ka cilësuar si gënjeshtra, duke iu bërë thirrje biznesmenëve të kuptojnë të vërtetën dhe të mos bien pre e tyre.

"Do tregojmë me gisht gënjeshtarët. Ata që dje gënjyen një grup biznesmenësh kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8 në 5 milionë. Vendimi është bërë nga Sali Berisha dhe firmosur nga Ridvan Bode, pra nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël. Janë 9900 sipërmarrje të vogla, që do të ftohen në bazë të vetëdeklarimit të deklarojnë TVSH, që ka qenë dhe është pjesë e çmimit final. Tatim-fitimi ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë zero. Iniciativa e kryeministrit për të bërë taksën e biznesit të vogël zero tashmë është konkrete dhe ka dhënë fryte. Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave. Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen rreth 1 mld lekë TVSH, 99% mblidhet nga biznesi i madh. Pra, fokusi është te biznesi i madh, mblidhet më shumë TVSH nga biznesi i madh, ky është qëllimi, dhe jo për të shkuar te biznesi i vogël, i cili do jetë me kontribut modest.

Janë rreth 60 mijë sipërmarrje të vogla nën 2 mln lekë. Fokusi ynë nuk është dyqani 20 m apo kafja poshtë shtëpisë, por biznesi i madh, ato biznese që janë më të mëdha seç deklarohen. Opozita gënjen kur thotë se do të rriten kostot. Në çdo mall 20% i TVSH është, e ka paguar konsumatori çdo ditë. Gënjejnë kur thonë se do të rriten çmimet. Fakti sot i ka nxjerrë zbuluar, prilli i tregon gënjeshtarë. Nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar deri më 31 dhjetor të 2018 për biznesin e vogël. Vazhdoni punën tuaj për familjen tuaj, mos i ulni qepenat as 5 minuta për të furnizuar një ego të sëmurë politike që s?ka lidhje me ju. Mos harroni se ju kanë gjobitur"

Arben Ahmetaj, ministri i Financave

Share This Video


Download

  
Report form