Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund më interpretimet e tyre.
Paroditë e tyre janë duartroktitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut.
Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, për aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.
?Ne mund të jemi i vetmi grup në Ballkan apo edhe në Europë që kemi nisur karrierën bashkë dhe po e mbyllim bashkë. Mania ka dalë në pension dhe për shkak të një problemi shëndetësor nuk flet më. Por në shfaqjet që ne organizojmë ai vjen. Sekreti është që jemi shumë shokë të mirë? tha Hamo.
Ndërkohë Agalliu tha se secili prej anëtarëve të grupit ka vlerat e veta.
?Atë që e bën grupi nuk e bën një person. Këtu vlerat shpërndahen, secili nga ne ka vlerat e veta?, tha Agalliu.