Vetingu kap gjyqtarin Besim Trezhnjeva - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtari i Gjykatës së Apelit Durrës, njëherësh kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Besim Trezhnjeva, rrezikon të përjashtohet nga sistemi i drejtësisë. Ai akuzohet për deklarim te rreme dhe fshehje të pasurisë, si dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme. Por gjykatësi tha se KPK nuk ka marrë parasysh të gjithë ardhurat familjare nga viti 1981.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në hetimin administrativ, bazuar në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, theksoi se ka gjetje të cilat tregojnë se Trezhnjeva nuk justifikon 4 apartamentet në Tiranë e Durrës, blerjen e një sipërfaqe toke prej 1920 metra katrorë në Baldushk të Tiranës me vlerë rreth 880 mijë lekë.Ndërkohë u bë e ditur se pranë Komisionit kanë mbërritur 11 ankesa nga qytetarë mbi aktivitetin si gjyqtar të Besim Trezhnjevës. Por pala mbrojtëse theksoi se një audit i pavarur kishte zbuluar se të ardhurat e gjykatësit dhe familjarëve të tij janë të rregullta. Avokati Fatmir Braka u shpreh se nuk janë marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes si farmaciste. Vendimi pritet të shpallet mëngjesin e të premtes.

Share This Video


Download

  
Report form