Rudina/ Aktorja tregon historine e dashurise: Si me beri per vete bashkeshorti (11.04.2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 2

Esela Pysqyli është një prej aktoreve e cila spikati me rolin e saj në telefilmin e njohur ? Komuna e Paristit?.
Edhe pse tashmë është zhvendosur në Itali për të zgjeruar edhe më tej karierën e saj, Pysqyli jo rrallë vjen në Shqipëri për projekte të ndryshme. Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për jetën private dhe ndau me të gjithë pasionin e saj të veçantë për setet e çajit dhe çajnikëve.
?Unë kam 5 vite që jam transferuar në Itali. Aktualisht jetoj në Romë, kur jam atje kam mall për shtëpinë këtu dhe kur jam këtu kam mall për shtëpinë atje. Në të dyja vendet ndihem si në shtëpinë time. Kam shoqëri shumë të mirë atje. Jam transferuar për shkak të dashurisë, bashkëshorti im është italian, por nuk di shqip dhe u detyrova unë të transferohem atje. Ne jemi njohur në një takim shkollash teatri. Ka qenë një takim një javë, ai u dashurua me shikim të parë, ndërsa unë isha adoleshente edhe pse isha në shkollë të lartë. Por ai ia doli të më bëjë për vete dhe të më marrë në Romë, tashmë kemi 9 vite bashkë. Ai ndjek të gjitha shfaqjet e mia dhe nuk mungon kurrë. Është fat që bëjmë të njëjtën punë dhe kuptojmë njëri-tjetrin?, tha Pysqyli.

Share This Video


Download

  
Report form