Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një lokal u sulmua me armë në Fier, një ngjarje që dyshohet si atentat ose me e pakta mesazh për pronarët e tij. Mjeti që u përdor për sulmin u gjet në flakë vetem pesë minuta më pas teksa brenda tij shpërthenin municionet.
Nga mjeti RENAULT, me targë greke YNK 1329 u qëllua në lëvizje ndaj lokalit në lagjen 8 Shkurti, në pronësi të një shtetasi që policia e Fierit e identifikon vetem me incialet A. B, por Ora News ka mësuar se familja mban mbiemrin Boriçi.
Menjëherë pas sulmit, autorët, numri i të cilëve ende nuk dihet u larguan në drejtim të semanit dhe 5 minuta më vonë i vunë flakën makinës në lagjen "15 Tetori"
Brenda mjetit kishin lënë edhe armën që dyshohet se u përdor për sulmin dhe një karikator me fishekë, që shpërthenin here pas here duke u kthyer në rrezik potencial kalimtarët, median e policinë që mbërritën të parët në vendngjarje.
Efektivët e policisë së Fierit krehen zonën me qëllim kapjen e autorëve, por ende nuk ka asnjë konfirmim nesë kanë rënë në gjurmët e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/digjet-makina-ne-fier-brenda-gjendet-dhe-nje-automatik