Nderpritet seanca, opozita bllokon Parlamentin: Te përjashtohet Kryeministri Rama

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Parlamentit pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit, i kërkoi kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të përjashtojë nga Parlamenti Kryeministrin Edi Rama për gjuhën joetike që përdori seancën e javës së kaluar.

Fjalën e tij, Lulzim Basha e nisi me akuza ndaj Qeverisë. Arrestimi i qytetarëve nga Kukësi ishte kryefjala e kreut të demokratëve, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se urdhëroi arrestimin e protestuesve të Rrugës së Kombit. Kreu i PD kërkoi lirimin e 11 kuksianëve që mbahen në burg për protestat e dhunshme.

Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protesta dhe të denoncojnë çdo padrejtësi nga ana e Qeverisë.

"Ky Kryeministër dhe ajo prokurore që lanë të arratisej Arben Çekajn e 613 kg kokainë, i duan të shtypur kuksianët dhe gjithë qytetarët që ngrenë zërin. Ky Kryeministër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan në burg baballarët kuksianë. Mos i harroni kuksianët. Ata janë ende në burg. Liria dhe dinjiteti i tyre janë të dhunuara. Ndaj nuk duhet t'i harrojmë. Ndaj sot dua t'ju shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që sot kanë ngritur zërin e tyre në mbrojtje të të drejtave të kuksianëve dhe qytetarëve të ndershëm.

Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, se ka ende kurajo, por qëndruan besnikë një të vërtete të mëdhe, padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo. I bëj thirrje çdo shqiptari mos presin të bëhen qindra dhjetra miliona, por të reagojë secili me mënyrën e tij të reagimit. Këto përpjekje të gjitha bashkë do përbëjnë një goditje fatale për këtë regjim kriminal që kemi sot në krye të vendit", u shpreh Lulzim Basha.

Pas fjalës së kreut të demokratëve, deputetët opozitarë u mblodhën tek foltorja duke bllokuar zhvillimin e seancës. Në këtë moment, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu punimet e Parlamentit për 10 minuta.

Share This Video


Download

  
Report form