Ora News - BE dhe BERZH japin 40 mln euro për zhvillimin e turizmit në katër Bashki të vendit

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

BE dhe BERZH do të mbështesin me 40 mln euro zhvillimin e turizmit në 4 bashki, Fier, Korçë, Shkodër dhe Berat. Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, bëri thirrje që më e rëndësishme se çmimi i shërbimeve është siguria e konsumatorit. Ndërsa Ministri Klosi kërkoi nga bizneset që të ofrojnë më shumë shërbime cilësore.

Sipërmarrjet në fushën e turizmit në qytetin e Fierit, Korçës, Shkodrës dhe Berati do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi prej 40 mln euro që financohet nga BE dhe BERZH.

Në fazen e parë do të shpenzohen 20 mln euro për asistencë përsa i përket infrastrukturës, rrugëve, shërbimeve në këto 4 bashki.

Për shefen e delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, sfidat për biznesin në Shqipëri janë çështja e pronësisë dhe siguria e konsumatorit.

Vlahutin: Ne do të investojmë bashkë me BERZH 40mln euro. Në fazen e parë pilot investimi do të jetë 20mln euro. Ndermarjet e vogla dhe të mesme janë të rëndësishme pasi mund të konkurojnë me tregje mjaft te zhvilluar. Një ndër sfidat është çështja e pronësisë pa zgjidhjen e te ciles nuk ka zhvillim dhe siguria e konsumatori. Shqipëria ka potencial të zhvillojë turizmin nga janari në dhjetor.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi se sektori i turizmit ka nevojë për më shumë shërbim cilësor që të dalë nga adoleshenca aventureske.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/be-dhe-berzh-japin-40-mln-euro-zhvillimin-e-turizmit-ne-kater-bashki-te-vendit

Share This Video


Download

  
Report form