I pirë në Kombinat, policia arreston në flagrancë shoferin pas sinjalizimit nga banorët

Report TV 2018-05-14

Views 1

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar një sërë drejtues mjetesh gjatë 24 orëve të fundit. Nga kontrollet e imtësishme me Drager e Radar, policia ka konstatuar shkelje të shumta në rrugë, ku për pasojë ka proceduar 10 shoferë dhe lëshuar 272 masa administrative.

Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Rrugore e Tiranës kontrolle të imtësishme, me Drager e Radar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me Leje Drejtimi.

25 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara,

17 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,

111 masa administrative për përdorim celulari,

67 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

43 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

9 masa administrative për shkelje të semaforit.

Share This Video


Download

  
Report form