Në zonën e Dukagjinit do të stacionohen efektivë të Policisë së Shtetit për t?u angazhuar më drejtpërdrejtë në luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Kjo u deklarua nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, gjatë një takimi që u zhvillua në njësinë administrative Guri i Zi, për thellimin e luftës kundër drogës.
?Akomodim të policisë në Dukagjin për të çuar mesazhin se ne jemi atje për të ndaluar pasurimin në rrugë të paligjshme?
Gjovalin Loka, zv.drejtori i Policisë së Shtetit
Kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, duke shprehur gatishmërinë për mbështetjen e policisë, tha se ?ne jemi të gjithë bashkë në luftën kundër trafikut të narkotikëve?. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, ka paralajmëruar se do të luftohen ?kokat? e këtij aktiviteti kriminal dhe jo të varfrit, që përfshihen dhe që në fund janë të vetmit që procedohen penalisht.
?Do luftojmë kokat e aktivitetit, jo të varfrit që përfshihen dhe në fund ato janë të vetmit që procedohen penalisht. Askush të mos mendojë se do shpëtojë?
Vehbi Bushati, drejtori i Policisë Shkodër
Në takimin e zhvilluar në Guri i Zi, u ra dakord që krahas angazhimit të drejtpërdrejtë të strukturave të policisë kundër drogës, për çdo zonë do të ngrihen grupet e përbashkëta me punonjës të policisë, përfaqësues të bashkisë dhe kryetarë të fshatrave. Kjo me qëllim që të jenë në kontakt të përditshëm me komunitetin në terren.