Rama: Po rritet kerkesa per arsim profesional

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Arsimi profesional si dhe punësimi i familjeve që nuk janë më pjesë e ndihmës ekonomike është një ndër prioritet e qeverisë. Gjatë inspektimit në një kompani private ku asistojnë punëkërkues, Kryeministri tha se qeveria përmes kësaj skeme po synon të nxisë punësimin në vend.

"Ne tani në skemën e punësimit kemi përfshirë paketën financiare për trajnim tre mujor me pagesë dhe ajo është më e lartë sesa mesatarja e ndihmes ekonomike. Ajo që po bëjmë ne për të nxitur skemën e punësimit të japim para për këdo që është i gatshëm të punojë që thotë se kam diplomë Vitrine apo Kristali. Për këta ne jemi të gatshëm. Po rritet shumë kërkesa për arsim profesional dhe janë ngushtuar.

Përpara katër vjetësh nuk shkonte asnjë, tani e kanë kuptuar që është rruga për t'u unësuar dhe nga të dhënat tona ata që kanë arsim profesional kanë mundësi të barabartë me ata që kanë arsim të lartë dhe kjo është sfida që të rrisim kapacitete".

Në muajin Mars Kryeministri deklaroi se qeveria do të trajnojë 10 mijë qytetarë të cilët duan të punojnë, por nuk kanë aftësi teknike për punë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS