Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 27 vite Shqipëria ka pësuar një dëm prej 24.7 milion dollarësh si pasojë e përmbytjeve. Sipas Bankës Botërore rreziku nga përmbytjet në vend do të dyfishohet në të ardhmen si rezultat i ndryshimeve klimatike por edhe si rezultat i urbanizmit. Ndërkohë që problem për dy vitet e ardhsme mbetet rreziku nga thatësira.
Përmbytjet e ndodhura si pasojë e reshjeve intensive në Shqipëri gjatë periudhës 90 -2017 kanë shkaktuar një dëm prej 24.7 mln dollarësh.
Të dhënat janë publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit për Ballkanin dhe përtej dëmin ekonomik nga përmbytjet janë prekur 962 milionë e 362 persona midis të cilëve janë shënuar 52 viktima.
Megjithatë situata pritet të përkeqësohet dhe parashikohet që deri në vitin 2080 rreziku nga përmbytjet parashikohet të dyfishohet e ndikuar nga ndryshimet klimatike por edhe urbanizmi pa plan.
Një tjetër element klimatik i cili vlerësohet me rrezik për ekonominë e Shqipërisë në dy vitet në vijim mbetet vala e të nxehtit që do të përfshijë vendin.
Sipas Bankës Botërore, thatësira që do të përfshijë vendin do shkaktojë dëme të konsiderueshme në bujqësi.
Sipas hartës së publikuar në raport, jugu i vendit rezulton zona më problematike.
Nga të dhënat konstatohet se Shqipëria edhe pse është një ndër vendet me dëmin më të vogël nga përmbytjet Shqipëria ka goditjen më të shpeshtë nga katastrofat natyrore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/katastrofat-natyrore-bb-demi-nga-permbytjet-ne-shqiperi-247-mln-dollare