Report TV - Viti i Skënderbeut, Muzeu i FA pasurohet me pavijonin e heroit tonë kombëtar

Report TV 2018-05-14

Views 0

Në kuadër të vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është çelur në Muzeun e FA, pavijoni që i dedikohet tërësisht heroit tonë kombëtar. Në çeljen e këtij pavijoni të ri ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësja e tij gjeneral brigade Manushaqe Shehu, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vullnet Sina, si dhe mjaft ushtarakë të lartë e të ftuar.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilësoi si shumë interesant këtë pavijon dhe përmendi angazhimin e institucionit që ajo drejton, në kuadër të veprimtarive për vitin e Skënderbeut.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar me të gjithë kapacitetin e tyre në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar. Muzeut të Forcave të Armatosura i shtohet sot edhe një pavijon i ri, shumë interesant për t?u vizituar, i cili i kushtohet heroit kombëtar. Ky pavijon është vetëm një simbolikë e angazhimit tonë për Vitin e Skënderbeut, ndërkohë që, muaj më parë FA kontribuoi në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe monumenteve të kulturës në të 12 qarqet e vendit. Veç kësaj, të gjithë jemi dëshmitarë të faktit, që FA janë kudo ku kërcënohet siguria e jetës së komunitetit dhe përballimi me sukses i situatave në muajt e vendit, për shkak të motit të keq, e konfirmon këtë.

Share This Video


Download

  
Report form