Partia Demokratike ka publikuar të hënën pamjet e arrestimit në mes të natës të qytetarëve kuksianë pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.
?Sot kemi disa prova që tregojnë qartazi se kuksianët janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut në mes të natës, në mënyrën më shtazore që mund të bëhet, në mënyrën që asnjë shtet kriminal dhe diktatorial nuk mund ta bëjë. Por nuk u mjaftuan me kaq, pas këtij akti, Prokuroria e cila po ashtu është në duart e Edi Ramës, guxoi dhe falsifikoi orën në të cilën qytetarët e kukësit u rrëmbyen?, tha nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një konferencë për shtyp.
11 prej 23 protestuesve të arrestuar orët e para të mëngjesit të datës 1 Prill janë ende në burg, ndërsa Paloka tha se nuk ka qetësi për kryeministrin Rama deri në lirimin e tyre të plotë.
?I bëj thirrje Edi Ramës të lirojë kuksianët dhe të arrestojë kriminelët, duke filluar nga i vëllai duke vazhduar tek Saimir Tahiri dhe të tjerët.?/tvklan.al