Rekomandim pa kushte për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian do te rekomandoje te martën hapjen e negociatave per anëtarësim pa asnjë kusht. Vizion Plus ka siguruar nje pjese te progres-raportit per Shqipërinë, ku vlerësohen rezultatet e para te vetingut dhe progresi ne 5 prioritetet kyçe.Në dritën e progresit të arritur, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.Komisioni rekomandon qe negociatat te nisin me kapitujt 23 dhe 24 qe kane te bëjnë me gjyqësorin, te drejtat e njeriut; lirinë dhe sigurinë. Persa i përket reformës ne drejtësi, Komisioni Europian vlerëson pozitivisht rezultatet e para te vetingut, pasi ne nëntorin e 2016 vetingu ishte pikërisht kushti i Brukselit per hapjen e negociatave.Kjo përfshin rezultatet e para të prekshme të vetingut, me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë; dhe seancat e para dëgjimore që kanë sjellë largimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese dhe konfirmimin në detyrë të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.Ne ketë dokument vihet ne dukje serish polarizimi i forte ne skenën politike, sikundër përmendet bojkoti i opozitës ne fillim te vitit 2017, i cili vonoi ngritjen e institucioneve te vetingut. Por raporti nënvizon se korrupsioni mbetet problem ne Shqipëri.
Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur më së shumti në sistemin e drejtësisë; por megjithatë niveli i dënimeve përfundimtare për zyrtarët e lartë mbetet i ulët. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz.
Brukseli vlerëson progresin ne lufte kundër kultivimit te kanabisit, por kërkon me shume përpjekje per konfiskimin e aseteve te bandave kriminale, duke vene ne dukje se eshte bere pak progres ne çmontimin e grupeve te organizuara kriminale.Numri i dënimeve përfundimtare në çështjet e krimit të organizuar mbetet shumë i ulët dhe është rritur vetëm pak. Më shumë përpjekje duhen kundër pastrimit të parave, aseteve kriminale dhe pasurisë së pajustifikuar.Ne progres raport ngrihet edhe problematika e numrit te larte te azilkërkuesve, edhe pse vlerësohen përpjekjet e qeverise shqiptare per t?u përballur me ketë fenomen.

Share This Video


Download

  
Report form