Pashkët ortodokse, Janullatos: Më shumë paqe dhe dashuri

Channel One Albania 2018-05-14

Views 2

Pak orë para meshës së mesnatës për të kremtuar ringjalljen e Krishtit, Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, duke apeluar për më shumë paqe dhe dashuri.

Në vigjilje të Pashkës, besimtarët në kryeqytet i janë drejtuar Kishës Ortodokse për të kryer lutjet dhe ritualet fetare. Në urimin për Pashkët, qytetarët përcjellin edhe mesazhet për një Shqipëri më të mirë.

Dreka e Pashkës është një festë që bën bashkë familjet, për ta kaluar në shtëpi, e ku një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe gatimeve, si dhe përgatitjes së vezëve të kuqe, që simbolizojnë gjakun e Krishtit. Mesha e Shenjtë e Ringjalljes së Krishtit në Tiranë do të nis në orën 23:15 të mbrëmjes së të shtunës.

Share This Video


Download

  
Report form