“Arrestimi i kuksianëve, krim shtetëror” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se arrestimi i protestuesve te Kukësit ne mes te natës është nje krim shtetëror. Ne nje postim ne rrjetet sociale, Basha ka theksuar se pamjet e publikuara dëshmojnë se arrestimet e tyre janë bërë në mënyrë të paligjshme, ndërkohe qe policia dhe prokuroria kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentet zyrtare.
Kjo ishte çështja qe dominoi edhe mbledhjen e grupit parlamentar demokrat qe per shkak se Basha ndodhet ne Berlin u drejtua nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.Paloka ka reaguar edhe ndaj deklaratave te ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj ne Elbasan.
Mësohet se gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD, ish-kryetari Sali Berisha ka kërkuar qe përballja me qeverinë Rama te vazhdoje, duke shtuar kontaktet me qytetaret e biznesin e vogël.

Share This Video


Download

  
Report form