Tarifat, universitetet “zhvasin” studentët për luksin e zyrave

Channel One Albania 2018-05-14

Views 0

Tarifat që studentët paguajnë për arsimimin, nuk shkojnë për shkencën por për pagesa administrative, që në fakt nuk iu shërbejnë atyre, por universiteteve dhe stafeve akademike.

Fakti është bërë publik nga një monitorim që organizata rinore, ?Qëndresa Qytetare? ka bërë në tre universitete publike në vend: i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, nga ku ka rezultuar, se asnjë lekë nuk është dhënë për mbështetjen e shkencës, por për luksin e zyrave të institucioneve.

Rigels Xhemollari, një nga ekspertët që ka punuar gjatë monitorimit, thotë, se shpenzimet më të mëdha, të grumbulluara nga tarifat që studentët paguajnë, kanë shkuar për rikonstruksionin e zyrave të titullarëve të këtyre institucioneve, pagesat e të larguarve nga puna me pa të drejtë, abonime në paketa televizive apo sigurimin e godinave.

Rigels Xhemollari, ?Qëndresa Qytetare?: Kemi 0 lekë të shpenzuara ëpr studime e kërkime. Nga universiteti i Tiranës kemi 400 milionë lekë për vendime dhe heqje të padrejta nga puna. Kemi 150 milionë lekë nga universiteti i Durrësit, të shpenzuara për zyra. Kemi zyrtarë që investojnë për kolltukun, por kemi 0 shpenzime për shkencën dhe atë që kanë mision, pra të përmirësojnë cilësinë e arsimit, cilësinë e universiteteve. Ka një absurditet në universitetin e Elbasanit, ku të gjithë e dimë që në universitet nuk ka internet për studentët, por kemi një abonim në një paketë televizive, me vlerë 3 milionë lekë.Universiteti i Durrësit dhe i Elbasanit paguajnë rreth 140 milionë lekë të vjetra për sigurimin e dnërtesave dhe godinave.

Monitorimi në tre universitetet është bërë për periudhën Shtator 2017-Mars 2018, ku është studiuar çdo detaj sesi shpenzohen të ardhurat që mblidhen nga tarifat e studentëve por edhe të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form