Report TV - Fier, hidhet në erë automjeti i mësueses, reagojnë fqinjët

Report TV 2018-05-14

Views 2

Ditën e sotme në lagjen ?1 Maj?,është djegur pjesërisht mjeti tip ?Nissan?, e cila rezulton të jetë në pronësi të, Eriselda Agalliu, mësuese në shkollën ?Zhani Ciko?, banuese në Patos.

Dyshohet se në pjesën e përparme të mjetit është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Eriselda Agalliut i është djegur edhe një makinë tjetër tip "lancia", 5 muaj më parë. Agalliu për Report Tv ka thënë se makina e saj para 5 muajsh është djegur për shkak të një defekti teknik.

Burimet thanë se tritoli ka shpërthyer në orën 1:30, kur Eriselda dhe djali i vogël 5- vjeçar kanë qenë në gjumë. Mësohet se deri tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimeve, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt. Ndërkohë policia e Fierit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Video


Download

  
Report form