Denoncimi në BOOM: 3 fëmijë në një varr nga dy familje të ndryshme!

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Toka në pronësi të kishës katolike e lënë në dispozicion për varrezë është kthyer në mollë sherri mes fiseve katolike në fshatin Bilaj të Fushë - Krujës.

Pal Perlesi një nga banorët e fshatit është shprehur për ?Boom ? se në vitet 1997 dhe 2002 ka varrosur dy fëmijë të lindur të vdekur, një gjashtë dhe tjetri shtatë muajsh, në tokën që i është caktuar nga komisioni i kishës.

Një vit më parë bashkëfshatari i tij, ka varrosur në të njëjtin vend, djalin e tij. Sot familjet gjenden në konflikt, ndërkohë që ky varr mendohet se mban brenda tre fëmijë!

Pal Perlesi: Para shumë vitesh mua më ka lindur një fëmijë i vdekur. Njëri është në 1997 tjetëri në 2002. I kam kërkuar komisionit të Kishës edhe më ka caktuar një copë të vogël për varrezë si gjithë fshatarët e tjerë. Edhe Pjetër Vlashit i vdiq djali dhe më vjen keq që i ka ndodhur. E ka marrë djalin dhe nuk e ka varrosur tek varrezat e veta, por ka ardhur dhe ka zënë varrezat e mia. Dy fëmijët e mij janë varrosur aty ku ka bërë bazamentin e betonit ku ka varrosur fëmijën Pjetër Vlashi.

Gjyshja që ka varrosur dy fëmijët e lindur të vdekur është gjallë.

"Kam ardhur dhe i kam shtrirë këtu. Fëmijët ishin të formuar, por të vegjël", rrëfen gjyshja.

Në zonë vazhdojnë të mbizotërojnë paragjykimet. Pal Perlesi ka ardhur nga Mirdita para 30 viteve në fshatin Bilaj, ku jetonte gruaja e tij. Ai thotë se sulmi ndaj tij është sulmi, ndaj një jabanxhiu, të cilin duan ta kthejnë nga ka ardhur.

Ndre Stojani, ish-kryetar i komisionit të ndarjes së varrezave të kishës pranon se tokën ja ka dhënë ai Pal Perlesit dhe shprehet se njerëzit ka ardhur koha t`i tejkalojnë paragjykimet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-ne-boom-3-femije-ne-nje-varr

Share This Video


Download

  
Report form