Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, iu dorëzuan sot nga Qarku i Kukësit dhe qyteti i njohur botërisht për mikpritjen e shqiptarëve nga Kosova, titujt ?Qytetar Nderi i Kukësit? dhe ?Nderi i Qarkut Kukës?.
?Nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të z. Pacolli në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik?, bëri të ditur kryetari i bashkisë Kukës Bashkim Shehu gjatë ceremoninë ku ishte e pranishme edhe deputetja Mimi Kodheli.
16 prilli është dita kur ky qyteti i Kukësit dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pacolli-qytetar-nderi-i-kukesit-ne-19-vjetorin-e-eksodit-te-shqiptareve-te-kosoves