Report TV - Titulli i Skënderbeut, gafë e Etikës dhe e FSHF me provat nga UEFA

Report TV 2018-05-14

Views 0

Komisioni i Etikës dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë bërë një gafë kur po shkruanin vendimin e dhënë për Skënderbeun në momentin që i hoqën titullin kampion. Kjo kuptohet qartësisht jo vetëm nga mishmashi juridik që kanë bërë me atë çështje, por as se çfarë provash kishin kundër Skënderbeut.

Në mënyrë absurde dhe shumë qesharake, Etika e si rrjedhojë FSHF që ia ka servirur, nuk di as se si quhet prova kryesore që ka ardhur nga zyrat e UEFA-s, i shumëpërfoluri sistemi BFDS. Kjo kuptohet qartë edhe nga fakti se në vend të emrit që i ka vendosur UEFA, FSHF i vendos emrin e një kompanie bastesh sportive.

Shkurtimi BFDS vjen nga ?Betting Fraud Detection System? (Sistemi i Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve), por në mënyrë absurde në dokumentet e Etikës për vendimin ndaj Skënderbeut, përshkruhet si ?Bet Fair Detection System?.

Share This Video


Download

  
Report form