Përdhunimi nga fqinji në Pogradec, 15 vjeçarja: Ofruan para që ta fal, nëna: Autori të vdesi në burg

Report TV 2018-05-14

Views 25

Analiza e ADN-së ka zbuluar të vërtetën e tmerrshme të ngjarjes në Pogradecit, ku një 15-vjecare ra pre e përdhunimit nga nje bashkefshatar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në mars të vitit 2017, ku e mitura ka denoncuar L. B. duke thënë se e ka përdhunuar duke e lënë shtatzënë. Fillimisht 55-vjeçari i ka mohuar akuzat duke kërkuar të kryhej testi i ADN-së pasi fëmija të lindte. Edhe pse ai ka mbajtur qëndrim mohues gjatë hetimit, analiza e ADN-së ka konfirmuar atësinë e tij. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar vajza 15-vjeçare së bashku me nënën e saj ku mes lotësh kanë treguar se si vijon jeta në familje.

Kushtet e vështira të kësaj familje janë ende të njëjta, dhe plaga e krijuar dhemb çdo ditë e më shumë. Plot ankth e zemërim, nëna ka treguar se familjarët e 55-vjeçarit i shkojnë shpesh në shtëpi duke i ofruar para në këmbim të faljes.

Dhimbja e madhe që i është shkaktuar kësaj familjeje shtohet pas çdo kërcënimi që i bëhet çdo pjesëtari të saj. Nëna shprehet se kjo gjendje është e padurueshme, ndërsa presin që drejtësia të vihet në vend.

?Nuk e liroj atë, kaq kam për të thënë. Çupa e lindi në Pogradec, djali është në shtëpi jetimore, nuk e donte çupa se s?ka takat ta mbajë? ? tha nëna.

Share This Video


Download

  
Report form