http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke folur për Kosovën për mediat serbe, u shpreh se vendin e tij e pret një vit jo i lehtë dhe se çështja e Kosovës do të zgjidhet vetëm me arritjen e një kompromisi.?Nuk do të jetë e lehtë. Çështja e Kosovës do të zgjidhet vetëm me anë të një kompromisi që nënkupton kontributin e të dyja palëve. Ne nuk synojmë konfliktin. Dua që qytetarët të kuptojnë sa e vështirë është për ne, por i falënderoj ata për marrjen e një qasjeje serioze dhe të përgjegjshme.?Vuçiç u ndal edhe te kontributi i Gjermanisë, dhe veçanërisht kancelares gjermane Angela Merkel në dialogun Prishtinë Beograd.?Angela Merkel më priti dy herë brenda një muaji. Ky vit sigurisht nuk do të jetë i lehtë, sepse do të ketë një tendencë për zgjidhjen e nyjës së Kosovës dhe Metohisë, pasi në këtë mes janë serbët, shqiptarët dhe SHBA-të. Ne kemi parë që Amerika ka ndikim në politikën e Kosovës, dhe për ne Kosova nuk është shtet. Haradinaj e pranoi këtë. Prandaj, shtylla themelore e shtetësisë nuk ekziston. Ne kemi bisedime, jo me shqiptarët, por me disa vende të tjera?.Më herët, kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë një interviste për një televizion serb u shpreh se politika e jashtme e Kosovës i përket klubit të vendeve që udhëhiqen nga SHBA-të dhe se për Kosovën kjo nuk është problem.