‘Kthesa e vdekjes’ në Tiranë-Elbasan, rruga pa bordura, eksperti Hoxha: Segmenti të bllokohet

Report TV 2018-05-14

Views 0

Një ditë më parë në tunelin e Krrabës humbi jetën një person, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. E vdekur mbeti Xhevaire Gurishta 55 vjeçe, ndërsa burri Imet Gurishta 60-vjeç mbeti i plagosur rëndë. Ata po udhëtonin nga Korça në drejtim të Tiranës për të bërë kimioterapinë me mjetin me targë AA544KO në momentin që ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar rreth 15 metra në humnerë pas daljes nga tuneli i Krrabës.

Një ditë pas aksidentit me vdekje, Report Tv ishte në vendin e ngjarjes, ku deri tani numërohen mbi 10 aksidente me vdekje. Në këtë pjesë të aksit mungon sinjalistika, bordurat dhe gjithçka tjetër për të qenë një rrugë normale. Eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha nga vendi i ngjarjes, ku analizoi gjendjen e rrugës u shpreh për Report Tv se ky segment duhet bllokuar.

Firma ndërtuese që ka bërë këtë devijim provizor, duhet ta mirëmbajë. Ky është një aks i rrezikshëm mund të ketë 10-12 të vdekur nga aksidentet që kanë ndodhur këtu, por kjo nuk është riparuar. Firma është neglizhente, po ashtu edhe ARRSH, që ka detyrim ligjor të kontrollojë punimet, sinjalistikën, devijimin etj. ARRSH varet nga ministria, këtu janë disa hallka që nuk funksionojnë.

Ky segment është evidentuar shumë i rrezikshëm dhe duhet hequr nga përdorimi. Bordurat mbrojtëse janë të dëmtuara. Ka shumë lloje përplasjesh, disa ndodhin për shkak të drejtuesve të mjeteve që nuk e njohin rrugën, por nëse do të ishte i mbyllur (do kishte bordura) do i mbante makinat.

Këto nuk janë të betonuara. Sinjalistika është e vendosur keq, ca do të themi nëse kur të ikim ne ndodh një tjetër aksident. Duhen vendosur mbrojtëset dhe ky segment duhet bllokuar për të filluar qarkullimi poshtë nga rruga tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form