Afrim Krasniqi analizon në Ora News dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Komisioni Europian rekomandoi më 17 prill 2018 çeljen e negociatave me Shqipërinë. A është një lajm i mirë ky për shqiptarët dhe kush do të jetë roli i politikës deri në qershor kur do të jetë Këshilli i Europës që do të vendosë çeljen e negociatave.

Analiza e Afrim Krasniqit në studion e Ora News mbrëmjen e 17 prillit

Afrim Krasniqi: Është lajm i mirë për shqiptarët dhe Shqipërinë. Politikanët e kanë ditur përgjigjen. Është thënë në kanalet diplomatike rreth dy muaj më përpara. Nuk është ky momenti për fishekzjarre dhe shampanjë. Deri në qershor do të duhet që qeveria shqiptare, parlamenti dhe institucionet shqiptare të gjejnë një mekanizëm për të lobuar në shtetet e Bashkimit Europian dhe për të bindur parlamentin për një votë.

Vendimi final për Shqipërinë do të merret në qershor. Nëse ne marrim këtë vendim të sotëm në krahasim me atë të qershorit ky është vetëm fillimi. Është vetëm vullneti politik i komisionit por nuk është komisioni që vendos në emër të shteteve anëtare të BE-së.

Shqipëria që kur miratoi paketën kushtetuese për reformën në drejtësi do të duhej të merrte një shpërblim. Madje ka pasur kritika në BE përse KE nuk e dha në atë kohë atë vlerësim. Fakti që erdhi sot është i vonuar. Ne jemi vendi i fundit që arrijmë këtë stad, duhet tua themi shqiptarëve. Vendet e rajonit e kanë arritur më përpara. Ne duhet në vend të dekoratave e fjalimeve patetike të kalojmë në gjëra konkrete. Do të mirëprisja që parlamenti shqiptar të krijojë një seancë të posaçme jo për fjalime kundër njëri tjetrit por për të ndërtuar një program pune konkret, me gjëra konkrete siç kërkohet nga BE.

Nuk është problemi që Gjermania, Holanda, Franca e ca vende janë kundër Shqipërisë. Ata kërkojnë rezultate konkrete të cilat ne na mungojnë.
Lexoni me shume:
http://www.oranews.tv/article/koha-shampanje-jo-jemi-ende-shume-larg

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS