Opinionisti Arjan Konomi ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan.
Ai tha se ka marrëdhënie të mira me gatimin dhe se ka nisur të gatuaj gjatë studimeve në Itali, nga ku shtoi se ka mësuar receta të ndryshme. Ndërkohë sot Konomi kishte zgjedhur të përgatisë makarona me salmon dhe votka për të cilën tha se ka qenë receta e preferuar e Winston Churchill.