Ora News - U shemb nga përmbytjet, kurbinasit në protestë për ndërtimin e urës së Drojës

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ura e Drojës, në aksin e vjetër Laç Mamurras është shembur nga përmbytjet e fillimdhjetorit. Por 5 muaj më pas, përkundër premtimeve që kanë marrë banorët e zonës, ende nuk ka asnjë ndërhyrje konkrete për rindërtimin e saj. Ndaj banorë të fshatrave të Krujës e Kurbinit dolën në protestë për të kërkuar rindërtimin e Urës që sipas tyre i ka izoluar

Pesë muaj pas shembjes së urës së Drojës në Mamurras, asgjë nuk është bërë për rehabilitimin e saj.

Banor: "Jemi në mes të Shqipërisë dhe vetëm 30 km larg Tiranës."

Banorëve të fshtrave të Krujës e Kurbinit që u duhet të kalojnë mbi të me veprime akrobatike u ka sosur durimi, ndaj zbritën në protestë

Banor: "Për 200 metra urë bëjmë rreth 20 km për të kaluar tek qendra administrative Mamurras. Atje kanë urgjencën, nxënësit e shkollës së mesme kanë shkollën kurse pjesa tjetër e fshatit ka ambulancën këtu."

Ata thonë se pas shembjes së urës u premtua rindërtimi, por në këtë drejtim nuk është bërë asgjë konkrete

Banor: "Në një farë mënyre ky është një kufi i vendosur brenda fshatit që të mos takohen, të mos funksionojnë dhe të mos jenë për njëri-tjetrin."

Në këtë situatë, banorët thonë se kanë mbetur të izoluar, ndaj paralajmërojnë përshkallëzim protestash në rast se nuk ndërhyhet.

Ura në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras u shemb nga prurjet e lumit Drojë në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/u-shemb-nga-permbytjet-kurbinasit-ne-proteste-ndertimin-e-ures-se-drojes

Share This Video


Download

  
Report form