Report TV - Korçë, grabisin makinën e emigrantit, e mbushin me kashtë dhe e djegin

Report TV 2018-05-14

Views 4

Digjet një automjet në qendër të fshatit Belorta, vetëm pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Autorët sipas policisë fillimisht me mjete të forta kanë hapur njërën nga dyert e automjetit ku dhe kanë marrë një sasi prej 1 mije eurosh, një pasaportë greke të pronarit të mjetit si dhe një aparat celular.

Më pas për të zhdukur gjurmët gjithnjë sipas policisë autorët e kanë mbushur mjetin me kashtë e më pas i kanë vënë flakën duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja. 26 vjeçari Denis Duro banor në fshatin Belorta kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe automjetin e kishte të parkuar në afërsi të banesës së tij.

Familjarët bëjnë me dije se rreth orës 02.00 të ditës së sotme janë ngritur nga gjumi pasi kanë dëgjuar zhurmë tek mjeti që digjej. Ata bëjnë me dije se nuk kanë asnjë konflikt me persona të tjerë në fshat ashtu siç thanë se edhe djali nuk ka pasur asnjë konflikt.

Vetëm një natë më parë persona të panjohur edhe për policinë lokale kanë kryer edhe tri vjedhje të tjera, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë në një fshat ngjitur janë kryer dy vjedhje biznesesh për të cilët policia nuk ka asnjë të ndaluar.

Share This Video


Download

  
Report form