Sali Berisha iu afrua sot në Kuvend Saimir Tahirit dhe e filmoi, pak pasi kishte kërkuar largimin e tij nga salla.
Berisha nuk e dallon Tahirin se ku ndodhet në sallë dhe pyet dike se ku ndodhej.
Gjatë largimit të opozitës, që ishte ajo që u largua në të vërtetë nga salla Berisha dhe Tahiri këmbyen këto batuta.
Berisha: Ku është ai, ku është, ku është?
Zëri i një deputeti: Ja aty te fundi?
Tahiri: Sa ke rrjedhur, si je çmëndur kështu. Po si je çmëndur kështu mo.
Berisha: Ja, po e festoni me Habilajt. Ja pra, e di çi bëri Edi Ramës dje apo jo. Po s?fole të nxjerr dosjen i tha. Ja ku e keni dëshminë e pengut të kryeministrit tuaj, ja ku e keni. Dje ishte me Gaz Demin Fidel, pyete çfarë i tha Gazit ky dhe Dash Pezës.
Zëri i një deputeteje: Po është profesor mo, është profesor.
Berisha: Jorida, shpëtove? Syri keq, ka ku sheh, ky është problemi.
Kjo bisedë bëhet teksa kamera filmon deputetëtë që zbresin shkallët e Kuvendit.