http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael, ku Bashkia e Ambasada e Izraelit mbollën 70 fidanë. Erjon Veliaj theksoi se shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues dhe tregues se kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.?Përkujtojmë në mënyrë shumë origjinale 70-vjetorin e kombit të Izraelit dhe për këdo që e ka vizituar e ka parë se si kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Edhe nga një tokë në shkretëtirë, mund të bëjnë një histori suksesi. Për ne shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues. Nuk kish mënyrë më të bukur për ta festuar 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, se sa duke mbjellë 70 pemë.?Veliaj nënvizoi se teksa Shqipëria nis një fazë të re të integrimit në familjen europiane, nevojitet një angazhim dhe energji e përbashkët për të vijuar progresin.?Teksa përgatitemi për një fazë të re të integrimit të Shqipërisë në BE, ajo që kemi kuptuar është që nën shembullin e Izraelit, po të bëhemi bashkë dhe të punojmë për një qëllim, mund të bëjmë çudira dhe nga situata që kemi trashëguar në vendin tonë. Sot jemi shërbëtorë dhe administratorë të kësaj cope të atdheut dhe mundohemi që të gjithë të fokusuar në një qëllim, të kemi energji të përbashkët për progres, për modernizim dhe zhvillimin e vendit tonë?Bashkia e Tiranës do të shtojë bashkëpunimin me Jerusalemin dhe disa qytete të Izraelit në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të bujqësisë.