Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Strukturat agro turistike do të përfitojnë reduktime lehtësira të ngjashme me ato të vendosura nga qeveria shqiptare për hotelet me 4-5 yje. Ministri IBujqsiosë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi e bëri këtë njoftim në raportimin e punës 6 mujore para deputetëve të PS. Peleshi tha se ka ccuar për ndjekje penale 52 leje të dhëna në kundërshtim me ligjin për shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve.
Qeveria shqiptare është duke përgatitur një paketë lehtësuese për taksat e strukturave agro-turistike. Gjatë raportimit për punën 6-mujore para grupit parlamentar të PS, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi tha se kjo paketë do të bëhet e ditur brenda pak ditësh nga kryeministri edi rama.
Peleshi: Në fund javë kryeministri do bëjë publike një paketë fiskale për agro turizmin. Ne synojmë ti trajtojmë strukturat agro-turistike pak a shumë me të njëjtin prioritet si hotelet me 4-5 yje.
Peleshi tha se do të vazhdohet edhe më tej thjeshtimi i procedurave të mbështetjes financiare për fermerët dhe po kështu, nxitja e eksporteve për rreth 15 produkte që kanë treg potencial jashtë shqipërisë, siç janë prodhimet e serave apo bimët mjekësore.
Gjatë raportit Peleshi tha se me bordet e kullimit janë planifikuar ndërhyrje kundër përmbytjeve në lumenjtë e Bunës, Vjosës e Shkumbinit ndërkohë që janë bërë kallëzime penale për 52 leje shfrytëzimi të shtratit të lumenjve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/peleshi-strukturat-agro-turistik-do-trajtohen-si-hotelet-me-5-yje