http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohë qe ne Gjykatën e Apelit ne Shkodër po zhvillohet seanca për 11 kuksianet e arrestuar për protestën ne Rrugën e Kombit, jashtë saj situata është tensionuar.Qindra qytetare dhe familjare janë mbledhur duke protestuar e duke kërkuar lirimin e tyre.Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku shkruhet ?Lironi vëllezërit tanë? dhe ?Lironi protestuesit, arrestoni Tahirin?. Ata kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëveProtestuesit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla, por policia nuk ka ndërhyre.Ashtu sikur kishte paralajmëruar protestës i janë bashkuar edhe deputetet e PD.Për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri me 200 efektivë. Ndërkohe aksi që të dërgon në Gjykatën e Apelit në Shkodër është bllokuar deri ne përfundim te seancës.Protestuesit u arrestuan ne 31 mars, pasi kundërshtuan taksën në Rrugën e Kombit, duke thyer dhe djegur sportelet e pagesës.