Ora News - Gjykata jep masë sekuestro, por në ndërtimin pa leje ende punohet

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët ankohen shpesh herë se përballen me vendime të padrejta në gjykatë, por rasti që do ju sjellë Ora News, është se si një vendim gjykate nuk vihet në zbatim nga prokuroria. Bëhet fjalë për vendimin e datës 16 prill që urdhëron sekuestro preventive për një ndërtim 9 katësh që ka mbirë në bulevardin kryesor të Shëngjinit dhe që sipas vendimit duhet të ishte rrethuar për të mos lejuar vijimin e punimeve. Gjykata ka vërtetuar se ndërtimi po bëhej mbi një leje të falsifikuar dhe si e tillë duhet të sekuestrohej. Por pamjet që do ndiqni tani në ekran tregojnë qartë që prokuroria e Lezhës nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës dhe ka lejuar madje vijimin e punimeve.

Ky që po shihni është vendimi i gjykatës Lezhë mbi sekuestrimin e një ndërtimi në zonën qendrore të plazhit të Shëngjinit me kërkesë të prokurorisë së Lezhës për fallsifiim të lejes së ndërtimit për një objekt 9 katësh. Bëhet fjalë për këtë ndërtim në emër të shoqërisë "Kalaja Impex shpk" që ka mbirë krejt papritur dhe sipas gjykatës në mënyrë abusive në bulevardin Willson në Shëngjin.

Por pavarësisht vendimit që mban datën 16 .04 2018 që mban firmën e gjyqtarit Ilir Përdeda i cili ka vendosur sekuestro prevendive mbi objektin e shoqërisë Kalaja Impex, pra kjo ndërtesë që po shihni në ekran, vendimi jo vetëm që nuk është zbatuar por aty po lejohet të kryhen ende punime sic tregojën edhe këto pamje. Ora News ka mësuar se këtë të premte në objektin që duhet të ishte në sekuestro ka mbëritur edhe policia pas një telefonate nga një qytetar, por pavarësisht kësja sic duket punimet vijojnë.

Prokuroria e Lezhës ka regjistruar kallëzimin e bërë për fallsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre në muajin shkurt të këtij viti për ndërtimin që sic u faktua nuk kishte ruajtur distancën urbanistike duke u ndërtuar kështu në mënyrë të paligjshme ose në shkelje të rëndë të lejes. Siaps vendimit policia gjyqësore ka verifikuar dokumentacionet e dorëzuara nga shtetasit Astrit Nimani në lidhje me lejen e lëshuar nga KRRT shëngjin dhe e rinovuar nga bashkia Lezhë në 24 janar të këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjykata-jep-mase-sekuestro-por-ne-ndertimin-pa-leje-ende-punohet

Share This Video


Download

  
Report form