Report TV - Statuti i ri/ Topalli: E premte e zezë! Luli me letra i përjetshëm, PD duhet të ribëhet

Report TV 2018-05-14

Views 0

Ish-n/kryetarja e PD, Topalli deklaron se pas miratimit të statutit të ri, Lulzim Basha me letra është kryetar i përjetshëm i Partisë Demokratike. Në një reagim të ashpër në Facebook, ajo thotë se thelbi i mbledhjes së djeshme dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges. Topalli shprehet se Basha mund të humbë të gjitha zgjedhjet edhe më zi se një vit me parë, por do të jetë aty me statutin e ri, pasi e ka çimentuar.

Dje ka qenë e premte e zezë për PD. Dje u vendos të mos lejohet të bëhet një analizë e situatës pas humbjeve të përsëritura dhe në veçanti pas humbjes katastrofale të 2017; LB vendosi që të mos flitej për politike.

Këshilli Kombëtar u thirr pa një rend dite politik; biles edhe pa pasur draftin e Lulit për ndryshime statutore. Statuti u miratua pa u diskutuar me parë me departamentet, pa u konsultuar me sekretariatin, pa u diskutuar me degët e rretheve, sikur është bërë në dekada në këtë forcë politike.

Thelbi i mbledhjes së djeshme dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges së Lulit. Basha mund të humbë të gjitha zgjedhjet edhe më zi se një vit me parë, por Luli aty do jete me statutin e ri. Për herë të parë forumi vendos me i hequr kompetenca vetes dhe për t?ia shtuar kryetarit.

Share This Video


Download

  
Report form