Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej 20 ditësh, dy fëmijët e një prej protestuesve të Kukësit rrinë në prag të shtëpisë me sytë nga rruga.
Janë vajza dhe djali i Vasil Laçit, të cilët ende nuk e dinë që babai i tyre është në burg.
31 vjeçari ishte një prej 4 personave që Gjykata e Apelit Shkodër i la ende në qeli, vendim që për familjen e tij në Kukës ishte i padrejtë.
Nëna e Vasilit: Ne u kemi thënë që është në punë, nuk u kemi thënë se është në burg. Është në punë, vjen babai të shtunën, vjen të dielën, duke i shtyrë kështu.
E ëma, Nexhmije Laçi, kërkon lirimin e të birit, mungesën e të cilit fëmijët e ndjejnë në çdo moment.
Nëna e Vasilit: Hiç mos me u mërzit për djalin, të mërzitin këto (fëmijët) kur i shoh nëpër shtëpi. Gjithë baballarët nëpër shtëpia tek fëmijët e vet, këta si me qenë jetimë.
Urimi, i vëllai i tij ishte të premten në Shkodër dhe e dëgjoi me veshët e tij vendimin që e la Vasilin në burg.
Thotë se priste lirimin dhe pret që banorët e Kukësit dhe gjithë Shqipërisë ti bashkohen jnë protesta deri ditën kur të gjithë do të kthehen në shtëpi.
Vëllai i Vasilit: U bëj thirjen të gjithë qytetarëve të Kukësit, Hasit, Tropojës, Shkodrës apo të gjithë shqiptarëve që të përkrahin vëllezërit tanë që ndodhen në qeli.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-femije-me-syte-nga-rruga-ne-pritje-te-babait-ora-news-ne-shtepine-e-vasil-lacit