Ora News - Policët kërkojnë më shumë kohë për vettingun: Afati jashtë mundësive reale

Ora News Emisione 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqata e Policëve në Lirim ashtu si Sindikata e Policisë thotë se koha e lënë në dispozicion për të dorëzuar tre formularët për vlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë së shtetit është e pamjaftueshme.

Sekretari i shoqatës, Arjan Hoxha, në një intervistë për Ora News thotë se kërkesat janë tepër të larta dhe efektivët nuk kanë njohuritë juridike, ekonomike por as kohën fizike për ti përmbyllur brenda afatit 30 ditor.

Hoxha: Ky afat është jashtë të gjitha mundësive reale objektive për të përmbushur të gjitha kërkesat që janë tepër të larta, duan njohuri të thelluara juridike gjë të cilat nuk i ka organizata e policisë.Gjyqtarëve dhe prokurorëve u është lënë një afat i mjaftueshëm thuajse 3 mujor, ndërsa punonjësve të policisë jo. Koha është e pamjaftueshme. Pa hyrë në problematikat që kanë komisionet e ngritura që në opinionin tim janë të ndikuara politikisht.

Hoxha thotë se edhe ekonomisht është e pa përballueshme për shumë prej efektivëve.

Hoxha: Edhe shpenzimet, jo çdo punonjës policie i ka mundësitë që ti kryejë brenda këtij limiti kohor.

Rezerva ka edhe për procesin në terësi, duke ndarë bindjen se vettingu do të përdoret politikisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/policet-kerkojne-me-shume-kohe-vettingu-hoxha-afati-30-ditor-jashte-mundesive-reale

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS