Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në këtë godinë të rrënuar janë të detyruar të marrin shërbim shëndetësor banorët e 5 fshatrave të Pustecit.
Me mure të shkatërruara, pa dritare, ujë dhe ambulancë kjo qendër shëndetësore vetëm emrin ka të tillë.
Thirrjet e mjekëve dhe banorëve të Liqenasit për të ndërhyrë në këtë godinë kanë hasur në heshtjen e shtetit prej më shumë se 20 vitesh.
Mira Sotiri, Infermiere: Kërkojmë të ketë një ambulancë, të bëhet riparimi i godinës, të ketë ujë, kaq!
Mjekët janë të detyruar të punojnë në kushte ekstreme, ku mungon edhe uji u pijshëm, të cilin e sigurojnë nga banorët e fshatit.
Sotiri: Vemi vetë në fshat dhe mbushim me bidon.
Por vështirësitë nuk mbarojnë këtu, për të transportuar një të sëmurë drejt qytetit, banorët duhet të përdorin automjetin e tyre pasi as ambulanca nuk funksionon.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-kete-qender-te-rrenuar-marrin-sherbim-shendetesor-banoret-e-5-fshatrave